De Jong: Mos më krahasoni me Johan Krujf! De Ligt? Nuk kam folur me të

Dy yjet e Ajaksit, Frenkie De Jong dhe Matijs De Ligt kanë zgjedhur aventura të reja dhe të ndryshme në këtë merkato vere, ku De Jong shkoi te katalanasit ndërkohë që mbrojtësi zgjodhi Juventusin. Të dy futbollistët, kërkoheshin nga shumë skuadra në Europë dhe kishin mundësinë të luanin sërish në të njëjtën skuadër.

Në një prononcim për “Mundo Deportivo”, De Jong ka zbuluar edhe personin që e bëri të zgjidhte Barcelonën ndërkohë që ka folur për De Ligt. Mesfushori pranoi se në kohët e fundit nuk ka folur shumë me mbrojtësi si shkak i pushimeve.

“Disa thonë se jam i ngjashëm me Krujf, por të them të drejtën nuk mendoj se mund të krahasohem. Ai është një legjendë ndërsa unë jam vetëm në fillimet e mia.

Barcelona? Fakti që presidenti Bartomeu erdhi në Amsterdam, ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk kisha dyshime. Një herë që fola me të, ma bëri shumë të lehtë që të zgjidhja. De Ligt? Ai kishte shumë oferta por në javët e fundit nuk kam folur shumë me të sepse ishte me pushime”, tha De Jong. /Erjon Allaraj-VipSport.al/