Çmenduri në Singapor, Kejn shënon golin e vitit në përmbysjen e dyfishtë (VIDEO)

Maurisio Sarri ka debutuar me humbje në aventurën e tij te Juventusi, duke u mundur me rezultatin 2-3 nga Totenhemi. Në Singapor, është luajtur një ndeshje e çmendur, duke qenë se londinezët kaluan të parët në avantazh dhe më pas ishin bardhezinjtë ata që barazuar dhe përmbysën rezultatin. Higuain arriti të realizonte në rikthimin e tij, ndërkohë që Ronaldo përmbysi.

Festa e Juventusit ka zgjatur pak pasi ishte Lukas Moura, ai që barazoi në 2-2. Kur u duk se ndeshja po i drejtohej penalltive, Kejn ka arritur të realizojnë një supergol nga mesi i fushës, duke parë edhe daljen e gabuar të portierit Shiezni.

Në këtë takim, përveç Sarrit, debutuan edhe afrimet e reja të Juventusit, ku minuta kishte për Demiral, Rabio dhe De Ligt, të cilët bënë paraqitjen e tyre të parë me fanellën bardhezi. Ndeshjen e radhës, Juventusi e luan ndaj Interit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U luajt:

Juventus-Totenhem 2-3
Shënues: 57’Higuain, 60’Ronaldo/ 30’Lamela, 65’Lukas, 90+3′ Kejn

Formacionet:

Juventusi: Bufon (46’Shiezni), De Shilio, Rugani (46’Demiral), Bonuçi (63’De Ligt), Kanselo, Matuidi, Pjaniç, Çan (46’Rabio), Manxhukiç (46’Higuain), Bernardeski, Ronaldo (63’Pereira).
Trajner. Maurisio Sarri

Totenhem: Gazaniga, Uokër-Peters, Alderveirld (46’Foith), Tanganga (46’Vertongen), Xhorxhiu, Skip, Uinks, Lamela, Ali (46’Sisoko), Son (46’Lukas), Parrot (46’Kejn).
Trajner. Maurisio Poçetino