Champions League/ Nga porta e deri në sulm, Bazeli grumbullon 6 shqiptarë për PSV-në

Bazeli do të nisë sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, aty ku përballë do të ketë PSV-në në një ndeshje mjaft delikate. Në prag të këtij takimi, klubi zviceran ka dorëzuar në UEFA edhe listën me futbollistë e grumbulluar, ku bie në sy prania e lojtarëve shqiptarë.

Jozef Pukaj është një nga portierët në listë, por portieri 19-vjeçar bën pjesë në listën B. Pukaj është pjesë e rëndësishme e skuadrës së të rinjve, ndërkohë që ka luajtur edhe me moshat e Zvicrës duke bërë paraqitje edhe me Zvicrën U20.

Përveç Pukajt, në listën B është edhe mesfushori 18-vjeçar Tician Tushi i cili luan me të rinjtë e Zvicrës. Emrat e afirmuar tashmë, janë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova apo edhe Albian Ajeti, ndërkohë që për herë të parë është pjesë e Bazelit në Champions edhe Kemal Ademi, i afruar gjatë merkatos së verës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/