Bylisi dhe sulmuesi i japin fund me mirëkuptim bashkëpunimit, Lamçja: Largohem për arsye personale

Bylisi ka zgjidhur me mirëkuptim marrëveshjen me sulmuesin Eri Lamçja i afruar në Ballsh në janarin e shkuar. Presidenti Kapllanaj dhe sulmuesi elbasanas kanë pasur një bisedë ditën e sotme dhe kanë vendosur që me konsensus pas kërkesës së lojtarit për të qenë afër familjes të ndërpresin bashkëpunimin.

Ndërkohë, Eri Lamçja ka pohuar: “Po largohem për arsye personale  edhe pse kisha dëshirë që të isha akoma pjesë e këtij Bylisi të rekordeve. Por, familja është shumë e rëndësishme dhe tani falënderoj presidentin që më mirëkuptoj dhe më dha lejen e kalimit. Për sa kohë kam kontribuar këtu kam dhënë më të mirën dhe ka pasur një korrektesë në çdo aspekt nga presidenca.

E falënderoj dhe i uroj  ekipit që të realizojë objektivat dhe kam besim që do të jenë” hirushja” e kampionatit se kanë shumë djem të talentuar dhe do shkojnë lartë në karrierë”,- ka theksuar Eri Lamçja.

/E.S.Vipsport.al/