Burreli nis përgatitjet, në stërvitje edhe dy mbrojtës të Egnatias

Burreli ka nisur fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerëve Gjoni e Gjoka dhe ajo që ka rënë në sy te matjanët është afrimi i disa lojtarëve që kanë qenë titullarë në sezonin e shkuara në skuadra pretendente të së Parës.

Trajneri Vladimir Gjoni ka afruar në skuadrën e vet mbrojtësin e krahut të djathtë, Klaudio Rexhepi, por edhe mbrojtësin e qendrës Ibrahimllari. Por, jo vetëm këta janë afruar edhe 3-4 lojtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e Egnatias.,

Te Burreli është ruajtur edhe baza e skuadrës së sezonit të shkuar, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe disa përforcime cilësore.

E.S./Vipsport.al/