Bufon ka një rival, mesfushori japonez firmos kontratë në moshën 41-vjeçare

Është 41-vjeçar dhe ka firmosur një tjetër kontratë profesioniste. Bëhet fjalë për futbollistin japonez, Shunsuke Nakamura, të cilit i shkon më së miri për shtat shprehja se mosha është thjesht një numër. Japonezi, i cili ka një të kaluar edhe në futbollin italian, teksa ka qenë pjesë e Rexhianës në vitin 2002 dhe 2005, së fundmi ka firmosur kontratë me klubin e kategorisë së dytë japoneze, Jokohama.

Nakamura e ka vendosur mesa duket të sfidojë ligjet e natyrës dhe të vazhdojë t’i përkushtohet dashurisë së tij për futbollin.  Një rast i krahasueshëm me atë të Bufon, i cili po ashtu është 41-vjeçar dhe këtë sezon do të luajë për Juventusin.

Megjithatë, diferencat janë të mëdha, pasi Bufon është portier dhe metrat që përshkruan në fushë janë të papërfillshme, në krahasim me Nakamurën, i cili është një mesfushor dhe roli e detyron të përshkruajë kilometra në fushë. Por, kurioz është fakti se në klubin e ri, Nakamura nuk do të jetë më i vjetri pasi aty aktivizohet edhe 52-vjeçari Kazujoshi Miura

/Egi Çabeli-VipSport.al/