Broja: Partizani një skuadër e madhe, jemi përgatitur për t’u kualifikuar ndaj Karabakut

Një nga afrimet e shumta në merkaton e verës për Partizanin, ishte edhe mesfushori Rroni Broja i cili u largua nga Shkupi, për të firmosur me kampionët e Shqipërisë. Broja arriti të merrte edhe disa minuta në ndeshjen e parë, aty ku trajneri Lerda e aktivizoi në pjesën e dytë.

Në një intervistë për “Supersport”, Broja u shpreh se Partizani është një skuadër e madhe dhe shtoi se me kalimin e kohës do të ketë më shumë minuta. sakaq, Broja është optimist se do të merret edhe një rezultat pozitiv në tokën azere.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë se çfarë force ka Karabaku. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikohemi. Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë. Është skuadër e madhe Partizani, besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampion”, tha Broja. /VipSport.al/