“Bomba” e Luftëtarit nuk qenka edhe aq e sigurt, ish-sulmuesi i Olimpiakos drejt Qipros

Një nga lajmet më të bujshme të këtyre ditëve të para në merkaton e futbollistëve në Shqipëri, ishte ai se Luftëtari kishte nënshkruar me ish-sulmuesin e Olimpiakos, Majkëll Oalitan. Një lëvizje e rëndësishme për gjirokastritët duke llogaritur se sulmuesi kishte luajtur në skuadra me emër në Greqi e Europë, me të kaluar edhe te Tuente e Kortrijk.

Por më sa duket situata nuk është plotësisht ashtu siç paraqitet sa i përket kësaj blerje. Olaitan në fakt është prezantuar para Luftëtarit nga klubi qipriot i Agia Napa dhe dëshiron të vazhdojë të luajë atje, nëse nuk i ofrohen kushte më të mira financiare.

Sipas mediave qipriote, klubi i Luftëtarit i ka ngulur sytë futbollistit dhe po insiston në çdo mënyrë që të afrojë atë, ndaj është gati të paguajë 50 mijë euro për sulmuesin 26-vjeçar nigerian. Kjo është një situatë paradoksale kur mendon se te girokastritët janë ende të zhytur në borxhe ndaj lojtarëve e ish-lojtarëve të cilëve nuk u kanë paguar rrogat e muajve të fundit të sezonit të kaluar.

Ndaj mbërritja e Olaitan në Shqipëri tashëm duket pak e mundshme, aq më tepër kur te Luftëtari nuk ka ende sinjale të qarta për skuadrën që do të përballojë sezonin e ri, pas eksodit masiv të fundit të edicionit. /vipsport.al/