Besëlidhja s’ndalet, pritet që të rikthejë edhe kapitenin serb!

Ka mbajtur shiritin e kapitenit, e madje ka luajtur për 4 sezone te Besëlidhja e Lezhës kur skuadra rivalizonte për të synuar Superioren. Tashmë duket shumë pranë rikthimit. Bëhet fjalë për serbin Milan Gjorgjeviç, një lojtar që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Lezhjanëve iu largua Oumar Turad Kamara dhe pritet që në mesfushë Gjorgjeviç të zërë boshllëkun e krijuar, duke pasur parasysh faktin se është një futbollist me shumë eksperiencë, por edhe e njeh mirë ambientin në Lezhë.

Kujtojmë që pak ditë më parë, lezhjanët afruan dy lojtarë që kanë qenë titullarë në ekipe pretendente të Kategorisë së parë. Bëhet fjalë për Arjan Shetën, mbrojtësin e mirënjohur si dhe Kolecin.

Jo vetëm kaq, por lezhjanët janë në bisedime edhe me lojtarë të tjerë, të huaj por edhe vendas për t’i bindur dhe afruar në skuadër. Trajneri Elvis Plori synon që të ngrejë një skuadër solide dhe me objektivin e vetëm, ngjitjen në Superiore.

E.S./Vipsport.al/