Besa mendon për Superioren, i ikën një tjetër titullar!

Besa e Kavajës duket se do të jetë shumë ndryshe nga vitit i shkuar. Pak ditë më parë u largua Ejo, ndërsa Sokol Mziu, një nga më të spikaturit nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kavajase në edicionin e ardhshëm.

Por, drejtuesit kavajas kanë nisur që të mendojnë për Superioren dhe të gjithë kanë besim se këtë sezon skuadra do t’ia dalë që të ngjitet, ndonëse largimet kanë qenë të shumta. Siç edhe bëhet e ditur, pritet që të ketë disa afrime mjaft cilësore.

Drejtuesit kanë menduar që të afrojnë lojtarë me eksperiencë në Superiore, e megjithatë kjo mbetet për t’u parë në vijim, kur do të nisë edhe merkaton dhe zyrtarizimet e skuadrës verdhezi.

E.S./Vipsport.al/