Bejl refuzon ofertën për t’u rikthyer në Angli, agjenti i futbollistit: Asgjë nuk ka ndryshuar

Garet Bejl e ka të qartë se këtë sezon në skemat e trajnerit Zinedin Zidan, nuk ka vend për të. Megjithatë, sulmuesi shpreson se mund të ndryshojë mendjen e teknikut në fazën përgatitore në Kanada.

Së fundmi, duke parë situatën e uellsianit në Madrid, Totenhemi kishte bërë një ofertë për ta rikthyer sërish në Londër. Megjithatë, duket se 30-vjeçari e ka refuzuar ish-skuadrën teksa edhe agjenti i tij konfirmoi se asgjë nuk kishte ndryshuar. Ndërkohë, edhe rroga e futbollistit është një probleme më vete, pasi klubet e interesuara nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë 17 milionë euro në sezon, sa fiton te Reali i Madridit.

Ndërkohë, Bejl nuk preferon të dëgjojë asnjë ofertë me një rrogë më të ulët. Në këtë mënyrë, situata ka mbetur në vendnumëro, ndërsa Reali nuk pranon ta largojë me formulën e huazimit, pasi sërish duhet të paguajë gjysmën e fitimeve sezonale të uellsianit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/