Bejl heq dorë nga kokëfortësia, gati transferimi në Kontinentin aziatik

Garet Bejl nuk ka më vend te Reali i sezonit të ardhshëm. Kjo është pak po e sigurt. E megjithatë, deri para pak ditësh, sulmuesi ‘kërcënonte’ klubin se do të qëndronte në ‘Bernabeu’.

Ndërkohë, në rast se madrilenët e përjashtonin nga skuadra, atëherë sërish do të ishte i kënaqur duke marrë rrogën. Mirëpo, tashmë duket se Bejl ka ndryshuar qëndrim, teksa oferta të rëndësishme në aspektin financiar kanë ardhur për uellsianin nga Kina. Transferimi në Kontinentin aziatik është kthyer në një trend për lojtarët europianë, teksa përfitimet janë marramendëse.

I fundit që u largua drejt Kinës, ishte sulmuesi Stefan El Sharaui. Por nuk mungojnë as rastet e Torres, Vijës dhe Injestës. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë edhe lëvizja e Bejl, i cili ndër të tjera nuk ka shumë oferta nga klubet e kampionateve kryesore në Europë.