Barcelona nuk përqendrohet vetëm te Nejmar, katalanasit kërkojnë talentin e Betisit

Drejtuesit e Barcelonës nuk janë duke punuar vetëm për të rikthyer Nejmar në Katalonjë. Edhe pse, ajo është detyra thelbësore e merkatos verore. Megjithatë, blaugranët kanë hedhur vështrimin edhe nga futbollistët e La Liga.

Në sezonet e fundit, Barcelona ka vuajtur për të gjetur zëvendësuesin e Xhordi Albës. Pavarësisht përpjekjeve, sërish skuadra përfundon vetëm me Albën gjatë sezonit, ndërsa spanjolli e ka të vështirë ta përballojë krahun i vetëm, pas pasur minuta pushim. Në këtë formë, katalanasit po mendojnë të nisin bisedimet me Betisin për lojtarin Xhunior Firpo. 23-vjeçari është një nga të rinjtë, i cili ka spikatur në rolin e tij. Për momentin, Betisi nuk mendon të nxjerrë në treg shërbimet e tij, megjithatë lojtari ka një klauzolë prej 50 milionë euro.

Para të cilat konsiderohen të tepërta për Barcelonën, teksa klubi po përgatit një ofertë duke përfshirë edhe dy të lojtarë të rinj, për të ulur vlerën e Firpos. Ndërkaq, në këtë mënyrë, Barcelona i jep fund zërave për një marrëveshjes me Felipe Luis, teksa blaugranët janë përqendruar të transferojnë në ‘Camp Nou’, 23-vjeçarin e Betisit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/