Barcelona fillon kontaktet e para për Nejmar, ofron 40 milionë dhe kartonin e dy sulmuesve

Edhe pse jo në rrugë zyrtare, bisedimet mes PSG dhe Barcelonës për Nejmar kanë nisur. Sulmuesi e shprehu hapur dëshirën për t’u rikthyer te katalanasit, ndërsa u shpreh se gaboi që u largua. Ndërkohë, Nejmar mbërriti ditën e djeshme në Francë, ku u takua për më shumë se rreth tre orë me drejtuesit e parisienëve, ndërsa më pas nuk iu bashkua skuadrës në stërvitje.

Braziliani e ka bërë të qartë tashmë se kërkon me çdo kusht rikthimin dhe dy klubet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të Nejmar, Barcelona nuk duket e gatshme për të bërë çmenduri nga ana financiare, ndërsa maksimumin mund t’i ofrojë lojtarë përveç milionave PSG. Në fakt, drejtuesit e blaugranave duket se e kanë dërguar ofertën e parë, ndërsa bëhet fjalë për 40 milionë euro, plus kartonin e dy sulmuesve Kutinjo dhe Dembele.

Të dy futbollistët me një rikthim të mundshëm të Nejmar, dalin nga planet e trajnerit Valverde dhe në këtë formë mund të përdoren si shkëmbim. Por, fjalën e fundit e kanë parisienët të cilët e kanë theksuar se nuk do të bëjnë skonto për Nejmar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/