“Bajerni nuk është i interesuar për Bejl”, trajneri i bën dalje me stil uellsianit

Në ditën e sotme qarkulloi lajmi se Bajerni i Mynihut do të provonte të nënshkruante me Garet Bejl. Uellsiani nuk është i dëshiruar në Madrid, ndërsa nga ana tjetër, bavarezët janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të Roben apo Riberi.

Role të cilat, Bejl mund të përshtatet shumë mitë, megjithatë së fundmi ai që ka hedhur poshtë zërat, ishte vetë trajneri i Bajernit, Niko Kovaç. Tekniku kroat u shpreh se nuk janë të interesuar për shërbimet e Bejl, pavarësisht se është një lojtar i mirë. “ Jo, nuk jemi të interesuar për Bejl. Është një lojtar i shkëlqyer, por sërish nuk jemi të interesuar për ta transferuar te Bajerni.

Jam i sigurt se nëse vendos të largohet nga Reali, atëherë opsionet nuk do t’i mungojnë. Nuk ka shumë lojtarë të mirë në merkato, ndërsa po studiojmë mundësitë tona në funksion të sezonit të ri.

/Egi Çabeli-VipSport.al/