Atalanta hedh sytë nga Bundesliga, gjen një “kërcënim” për Gjimshitin

Atalanta arriti që sezonin e fundit të zinte vendin e tretë në kampionat, duke zhvilluar një sezon fantastik dhe duke siguruar grupet e Championsit. Pjesë e atij suksesi, ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili bëri paraqitje mjaft të mira duke shënuar edhe golin e parë në Seria A.

Tashmë, Gjimshiti do ta ketë më të vështirë duke qenë se Atlanata ka hedhur sytë nga Bundesliga dhe synon të marrë një mbrojtës duke e rritur jo pak konkurrencën në skuadër. Synimi i bergamaskëve, është mbrojtësi turk Kan Aijan i cili aktivizohet me skuadrën e Duseldorfit në Bundesligën gjermane.

Aijan luan si mesfushor defensiv, por di ta bëjë mirë edhe qendërmbrojtësin dhe mbrojtësin e djathtë. Këto cilësi kanë shtyrë Atalantën që të propozojnë një ofertë rreth 7 milionë euro, por gjermanët kërkojnë 12 milionë. Palët janë në diskutime dhe pritet që me negociata, të gjejnë gjuhën e përbashkët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/