Asani: Shanset janë të barabarta, të kalojmë Karabakun pastaj flasim për të ardhmen!

Jasir Asani është një nga lojtarët që ka spikatur në sezonin e shkuar te Partizani, ndërsa ai nuk e fsheh optimizmin që ka ai por edhe skuadra për t’u kualifikuar. Sipas Asanit, shanset janë të barabarta, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Në një prononcim për “Supersport”, Asani ka theksuar se Partizani do të bëj maksimumin që të kalojë Karabakun. “Po punojmë shumë të gjithë bashkë. Trajneri dhe stafi janë duke na qëndruar afër dhe po e përgatisim sfidën deri në detaj. Do të japim më të mirën tonë për kualifikimin”.

Strategjia

Asani, si një lojtar me eksperiencë tashmë tregon edhe strategjinë e Partizanit për të thyer rivalin në ndeshjen e kthimit: “Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe këtë e kanë treguar, jo vetëm me ne në javën e shkuar. Në minutat e para duhet që t’i presim dhe pastaj ne të veprojmë duke i goditur me anë të kundërsulmit”.

Kualifikimi

Sa i përket shanseve për t’u kualifikuar, Asani, ndër të tjera ka pohuar se :”Shanset janë 50 me 50. Jam shumë ië përqendruar te kjo ndeshje dhe nuk e kam mendjen as te ardhmja ime. Të kalojmë me sukses Karabakun, pastaj do të flasim”,-tha duke mbyllur prononcimin e tij, Jasir Asani, një nga xhevahirët e të kuqve në sezonin e fundit që synon të bëj shpëtimtarin edhe në Ligën e Kampionëve.

E.S./Vipsport.al/