Asani: Nuk kishim diferenca, fati nuk ishte me ne por ia dalim në ndeshjen e kthimit

Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të mirë për Partizanin në ndeshjen ndaj Karabakut. Në prononcimin pas ndeshjes për RTSH, sulmuesi u shpreh se kundërshtari nuk kishte shumë diferenca, megjithatë të kuqve iu mungoi fati për të gjetur rrugën e rrjetës, por Asani beson dhe shpreson t’ia dalin në ndeshjen e kthimit në Azerbaxhan.

“Ishte një ndeshje e vështirë,por dhamë maksimumin. Edhe barazimi është sukses ndaj një ekipi si Karabaku. Nuk besoj se kishte shumë diferenca, besoj se ia dalim në ndeshjen e kthimit. Edhe fusha ndikoi, me shiun, por dhamë maksimumin, kanë sulmues të mirë në krah. Jemi të kënaqur për barazimin, besoj se në kthim do marrim maksimumin.

Kemi pasur raste për të shënuar, dhe do ishte një ndeshje ndryshe nëse shënonim, por fati nuk ishte me ne. Besoj në ndeshjen e kthimit”, tha Asani.