Arsyeja pse zgjodhi Juventusin? De Ligt është i qartë: E dashuroj si mbrojnë italianët

Matijs De Ligt është lojtari më i ri i Juventusit. Mbrojtësi i talentuar ditën e djeshme kreu dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa në ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit. Bardhezinjtë patën konkurrencë të fortë për të firmosur me 19-vjeçarin, teksa De Ligt ishte objektiv i Barcelonës dhe PSG.

Megjithatë, duket se në këtë pjesë ka ndikuar edhe vetë dëshira e lojtarit, i cili gjatë videos së lamtumirës për Ajaksin, është shprehur se një nga arsyet pse zgjodhi Zonjën e Vjetër, ishte mënyra se si mbrohen dhe si e konceptojnë mbrojtjen italianët.

“ Kam qenë gjithnjë i mahnitur nga mënyra se si mbrojnë italianët. Ka shumë lojtarë të cilët i kam ndjekur si shembuj: Maldini, Barezi, Nesta, Kanavaro apo Shirea. Dhe mund të vazhdoj akoma. Kam rënë në dashuri me mënyrën si mbrojnë italianët”, u shpreh De ligt. Epo, me një shok reparti si Kielini apo edhe Bonuçi, De Ligt do të ketë edhe më shumë për të mësuar nga shkolla italiane e mbrojtjes.

/Egi Çabeli-VipSport.al/