Arbër Dhrami drejt rikthimit te Flamurtari, sulmuesi spikati vjet në Kategorinë e Parë

Arbër Dhrami, në sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Dhrami ka dalë nga ekipet e moshave të vlonjateve, ka luajtur në Kategorinë e Parë, pore dhe në Superiore me disa ekipe, madje edhe në Greqi e Maltë.

Dhrami, aktualisht është 31 vjeç dhe shënoi 6 gola, pra, në kulmin e karrierës, madje jo vetëm sulmuesi shtatlartë, por edhe të tjerë lojtarë titullarë të Orikut të sezonit të shkuar pritet ë të dalin në stërvitje me kuqezinjtë në ditët e ardhshme.

Flamurtari i sezonit të ardhshëm pritet ë të jetë një ekip me më shumë vendas, duke u bazuar tek akademia, pore dhe te lojtarët vlonjate që kanë qenë pjesë e skuadrave të elitës apo dhe Kategorisë së Parë në Shqipëri.

E.S./Vipsport.al/