Apolonia planifikon miqësoren e parë në transfertë, ja lëvizjet më të fundit!

Apolonia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe ka mbyllur javën e parë, ndërsa trajneri Artan Mërgjyshi duket se po teston edhe lojtarët në provë. Nga fierakët është larguar tiranasi Jurgen Vrapi, që ka qenë pjesë e Dinamos, ndërsa është afruar Jeton Krasniqi.

Ai është vëllai i ish-sulmuesit të Besës por që spikati në Fier, Blerim Krasniqi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Skënderbeut të Korçës dhe shihet si një nga sulmuesit me më shumë të ardhme në vendin tonë.

Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Kamzës në Superiore, aty ku edhe është aktivizuar me minutash të paaktë për shkak të konkurrencës së madhe në skuadër.

Ndërkohë, Apolonia ka planifikuar edhe miqësoren e parë, të cilën do ta zhvillojë me Bylisin në Ballsh, të mërkurën e javës së ardhshme, ndërsa, si përforcim zyrtar deri më tani është Erisildo Smaçi.

E.S./Vipsport.al/