Ançeloti i bën “ftesë” Hysajt të qëndrojë: Nuk duam të shesim asnjë mbrojtës

Elseid Hsyaj prej muajsh është bërë objekt i zërave të merkatos. Pak nga fakti që nuk po aktivizohej rregullisht, pak nga fakti se ka shumë lojtarë që mund të luajnë në krahë në prapavijë e Napoilit, Hysaj ka filluar të shohë për një sistemim të ri dhe e ka shprehur publikisht një gjë të tillë.

Por çuditërisht, Karlo Ançeloti mendon se futbollisti mund të qëndrojë në radhët e Napolit nëse dëshiron, për të luajtur shanset e tij. Duke folur në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i Napolit, trajneri ka bërë të qartë se është i hapur ndaj kësaj ideje.

“Në këtë moment kemi tre mbrojtës të djathtë: Di Lorenco, Malkuit dhe Hysajn. Majtas kemi Mario Rui dhe Ghulam. Hysaj do të mbërrijë në Dimaro më datë 12 korrik. Viti i kaluar ishte një vit rikuperimi për Fauzi Ghulam. Ai është paraqitur në mënyrë optimale dhe ka rikuperuar në 100%. Ne nuk duam të shesim askënd, por po marrim në shqyrtim ndonjë kërkesë të mundshme që kanë lojtarët”, ishin fjalët e Ançelotit rreth kësaj teme duke bërë të qartë se do të ishte i kënaqur nëse mbrojtësit e krahut që kishte nuk do të lëviznin. /vipsport.al/