Zyrtarizoi largimin nga Luftëtari, një tjetër titullar në drejtim të Kosovës

Fundi i sezonit pritej të ishte festë në Gjirokastër duke qenë se pas shumë vështirësish u arrit mbijetesa e megjithatë kjo nuk ndodhi. Pak ditë para se të mbyllej kampionati, bluzinjtë vendosën të përjashtojnë disa futbollistë, ndërkohë që shumë të tjerë zyrtarizuan largimin me përfundimin e kontratës.

Një ndër to është edhe portieri Shkëlzen Ruçi i cili në sezonin që lamë pas ishte ndër futbollistët me më shumë minuta në këmbë. Ish-portieri bluzi, vendosi të largohej në fund të sezonit dhe ofertat karshi tij nuk kanë munguar si nga Superiorja, ashtu edhe nga Kosova,

“VipSport.al” ka mësuar se nga Kosova kanë mbërritur 3 oferta në drejtim të Ruçit nga skuadra të cilat luftojnë për kreun e tabelës ndërkohë që ka oferta edhe nga një klub i Superiores. Ditët në vijim, pritet që të ketë të tjera zhvillime dhe së shpejti mund të firmosë kontratën e re. /Erjon Allaraj-VipSport.al/