Zyrtare/ Një tjetër ish-i Superiores përfundon në Kosovë, Gjilani nuk di të ndalet

Gjilani nuk di të ndalet në këtë merkato vere dhe po merr futbollistë të shumtë nga Kategoria Superiore dhe jo vetëm, duke ndërtuar kështu një ekip me të cilin pretendojnë të luftojnë për titull kampion. Gentian Mezani synon të ndërtojë një skuadër me futbollistë të cilët i njeh mirë dhe deri më tani po ia del.

Së fundmi, në Gjilan ka firmosur mesfushori Meti Useini i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit, para se të largohej për të firmosur me Renovën në Tetovë. Ish-mesfushori i Flamurtarit e ka mbyllur aventurën në Maqedoni vetëm pak ditë më parë dhe tashmë do të luajë në Ipko-Superligën e Kosovës.

Te Gjilani, do të gjejë futbollistë si Ruçi, Xhekson e Frashëri, që sezonin e fundit kanë luajtur në Kategorinë Superiore. Pritet që deri në fund të merkatos, në Gjilan të firmosin edhe të tjerë futbollistë me emër në futbollin tonë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/