Zyrtare / Ndreu ka ndihmësa dy ish-lojtarë në Superiore

Kastrioti dje bëri prezantimin e trajnerit Ramazan Ndreu, ndërsa sot krutanët kanë plotësuar edhe stafin. Kështu, trajneri Ndreu do të ketë si ndihmës atë tij edhe dy ish-futbollistë që i ka trajnuar madje edhe kur krutanët kanë luajtur në Superiore.

Bëhet fjalë për Gëzim Ramën dhe Shkëlzen Rustamin, të cilët do të vijojnë që të jenë pjesë e krutanëve, që kanë si synim rikthimin brena sezonit në elitën e futbollit shqiptar. Tashmë në Krujë mbetet për t’u caktuar edhe trajneri i portierëve sa i përket stafit drejtues.

Ndërkohë, po punohet shumë edhe për merkaton, madje bëhet e ditur se ka edhe kontrate. Megjithatë fillimisht klubi po synon që të ruajë disa nga kualitete e sezonit të shkuar, ku pritet ë të ketë edhe shitje futbollistësh.

E.S./Vipsport.al/