Zyrtare/ Kukësi njofton një tjetër largim, mesfushori titullar i jep lamtumirën verilindorëve

Kukësi ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm dhe fillimisht po largohen futbollistët të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe nuk janë më një prioritet i verilindorëve. Pak ditë më parë, u zyrtarizua largimi i Mauris Gomis, portieri i ardhur në formë huazimi nga SPAL, ndërkohë që sot është larguar një tjetër futbollist.

Mesfushori gjeorgjian Irakli Dzariae ka mbyllur aventurën e tij me verilindorët pas një sezoni e gjysmë ku ka arritur që të realizojë edhe 6 gola me fanellën e verilindorëve. Dzaria ka arritur të bindë drejtuesit e klubit verilindor duke qenë një nga më të dalluarit e Kukësit dhe një nga titullarët e skuadrës.

Njoftim i klubit:

“F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Irakli Dzaria.

Mesfushori, i ardhur te skuadra sezonin e kaluar, regjistron 6 gola në 59 ndeshje zyrtare të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Klubi falënderon gjeorgjianin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë”, shkruhej në njoftim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories