Zyrtare/ Atletiko rrëmben mesfushorin e Realit, firmos për 5 sezone me rivalët e qytetit

Pas transferimeve të bujshme deri në këtë pikë të merkatos, është normale tashmë që Reali i Madridit të fillojë të mendojë për të larguar nga organika lojtarët të cilët nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Zinedin Zidan.

Një nga lojtarët që nuk ka pasur vëmendjen e teknikut francez, është edhe mesfushori Markos Lorente. Megjithatë, lojtari spanjoll nuk ka humbur aspak kohë duke firmosur me ekipin e ri. Ka qenë klubi rival i qytetit, Atletiko Madrid, që kanë bindur 24-vjeçarin të firmosë një kontratë 5-vjeçare.

Marrëveshja është bërë zyrtare nga të dyja klubet dhe firma e Lorentes do të vijë sapo të kalohen vizitat mjekësore. Lorente është lojtari i parë prej vitit 2006 që ndryshon Realin për Atletikon, i fundit ishte Hurado. Mesfushori do të marrë rolin e Rodrigez në skemat e trajnerit Simeone, teksa ky i fundit ka njoftuar se do të largohet nga ekipi, pas ofertës nga Mançester Siti.

/Egi Çabeli-VipSport.al/