Zidan ‘skarcon’ një tjetër futbollist, largon nga skuadra të besuarin e tij

Trajneri Zinedin Zidan ka nisur nga puna për të formuar grupin e ardhshëm të futbollistëve të cilët pas një sezonin zhgënjyes do të kenë detyrën për të rikthyer Realin e Madridit, në ekipin pretendent dhe dominues të Europës. Përveç hyrjeve të reja në skuadër, tekniku francez ka dorëzuar në klub edhe emrat e atyre që nuk janë pjesë e projektit të tij.

Tashmë, dihet se Garet Bejl është deklaruar i padëshiruar nga Zidan, ndërsa mesa duket trajneri ka ‘skarcua’r edhe portierin Kejlor Navas. Gardiani ka qenë një lojtar i besuar gjatë periudhës së tij të parë te ‘Los Blancos’, megjithatë tashmë Zidan ka vendosur t’i besojë Tibo Kurtua.

Edhe në këtë sezon, Kejlor Navas kishte humbur statusin e titul;larit ndaj belgut, ndërsa kosta rikani nuk pranon të kalojë edhe një tjetër sezon si zgjedhje e dytë. Klubi është i gatshëm ta shesë 32-vjeçarin, teksa nuk pretendon më shumë se 17 milionë euro nga Navas.

/Egi Çabeli-VipSport.al/