Zbulohet destinacioni, ja miqësorja e parë e Partizanit

Ndërkohë që në klubin e kuq tashmë janë kthyer në një “kantier” me lëvizje që nga stafi apo dhe skuadra, me afrime e largime lojtarësh, duket e drejtuesit kanë punuare dhe për fazën përgatitore, e madje edhe duke e caktuar se ku do ta zhvillojnë atë.

Kështu, nga sa bëhet e ditur, sipas mediave boshnjake dhe konkretisht “sportsport.ba”, të kuqtë do të stërviten në Slloveni, aty ku edhe do të luajnë ndeshje miqësore. Madje, një prej tyre e kanë me skuadrën e Sarajevës që drejtohet nga trajneri Husref Musemiç dhe pikërisht trajneri 57-vjeçar, testin e parë e ka menduar që ta zhvillojë ndaj Partizanit të Tiranës.

Të kuqtë dhe ekipi nga Sarajeva do të ndeshen së bashku në datën 23 qershor, pikërisht në Slloveni. Ekipi i Sarajevës zuri vendin e parë në kampionatin e vete në sezonin e shkuar ashtu si dhe të kuqtë në Shqipëri.

E.Saliu/Vipsport.al/