Zbulohen prapaskenat e drejtuesve të Luftëtarit, i lënë titullarët të largohen me kushtin e rrogave të pa marra!

Në futbollin shqiptar ndodhin fenomene nga më të ndryshmet, madje deri në skandale, sepse të drejtat e lojtarëve nuk mbrohen nga askush në FSHF. Nga Luftëtari janë larguar shumë titullarë pjesa më e madhe e tyre me kontratë dhe shumica e tyre me 3-4 apo dhe më shumë muaj pa u paguar…!

Në një vend normal askush nuk do ta lejonte një gjë të tillë, ndërsa drejtuesit gjirokastritë duket se janë shumë të interesuar dhe e kanë kthyer në praktikë një lëvizje të tillë, por aspak normale. Në mënyrë që të shmangin borxhet apo dhe penalitetet, ata bëjnë marrëveshje me lojtarët.

Këta të fundit detyrohen  që të falin borxhet, ndërsa drejtuesit më pas i lënë të lirë që të firmosin në skuadra të tjera, në Superiore apo dhe jashtë vendit. Ndërkohë që nëse do të kishte ndodhur në një kampionat të një vendi të zhvilluar të Europës, do të kishim të bënim me masa të ashpra ndaj klubit.

Deri më tani janë larguar 6 titullarë, ndërkohë që në ditët në vijim do të ketë edhe të tjera divorce të paralajmëruara, me kërkesën e lojtarëve që marrin edhe miratimin e klubit kundrejt mos kërkimit të rrogave të papaguara!

E.S./Vipsport.al/