Zbardhet plani, 6 afrime të reja dhe fazë në tre qytete për Tërbunin e së Parës

Tërbuni pritet që të jetë një skuadër solide në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skuadra pukjane pritet që ta nisë ndryshe. Financat janë të garantuara, ndërsa faza përgatitore është e ndarë dhe do të zhvillohet në tre qytete.

Siç lajmërojnë pukjanët kanë gati 6 afrime shumë cilësore duke ruajtur 70-80% të grupit që fitoi titullin në Kategorinë e Dytë në sezonin e shkuar. Më pas ekipi do të zbresë në fushë në kryeqytet. Më pas një fazë 10 ditore në Pogradec, ndërsa kthimi në qytetin e Pukës.

Pukjanët do të çelin stërvitjet në 15 korrik në kryeqytet, për t’u zhvendosur më pas në Pogradec e Pukë. Organizimi te pukjanët është ndryshe dhe synimi i tyre është për një ekip me ambicie dhe jo thjesht për mbijetesë në të Parën.

E.S./Vipsport.al/