Yjet e Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës mblidhen në Prishtinë, ja kush luan në “Fadil Vokrri”

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet një ndeshje mjaft interesante dhe njëkohësisht shumë e veçantë. E konsideruar si “Loja e Yjeve”, organizimi i bërë nga Komuna e Prishtinës do të mbledhë në kryeqytetin e Kosovës yjet që luajnë për Shqipërinë, Kosovën e Zvicrën.

Dy kapitenët në këtë ndeshje janë Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të cilët kanë përzgjedhur edhe skuadrat e tyre respektive për ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme. Në listën e bërë publike, vihet re se ka shumë futbollistë me emër dhe njëkohësisht edhe personazhe që nuk kanë lidhje me futbollin apo këngëtarë.

Në skuadrën e Xhakës, spikasin futbollistë si Albian Ajeti, Debatik Curri, Mërgim Mavraj apo edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka e këngëtari i njohur MC Kresha. Nga ana tjetër, Lenjani, Armend Dallku, Arlind Ajeti e Rashica janë yjet e formacionit ndërkohë që marrin pjesë edhe këngëtarë si Blero apo Ledri Vula. Takimi luhet nesër duke filluar nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/