Xhampaolo mendon lëvizjet e para te Milani, kërkon sulmuesin e tij të besuar

Dje ishte dita e zyrtarizimit të Marko Xhampaolos si teknikut më të ri të Milanit. Ish-trajnerit të Sampdorias i është besuar kështu projekti i ri i Milanit, i cili do të jetë i mbështetur kryesisht tek të rinjtë. Sa i përket merkatos, tashmë Xhampolo do të paraqesë idetë e tij para drejtuesve kuqezinj.

Dëshira e parë e teknikut është të ribashkohet me sulmuesin e tij te Sampdoria, Patrik Shik. Ishte pikërisht Xhampaolo, i cili i dha besim fillimisht çekut, që më pas shpërtheu në gola. Megjithatë, te Roma sulmuesi nuk ka shfaqur të njëjtën formë dhe ideja për t’u bashkuar me një trajner që i njeh mirë cilësitë e tij mund ta ‘joshë’.

Ndërkaq, Milani është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje Kutronen, teksa hapësirat në sulm janë të limituara. Ndërkohë, Milani nuk ka hequr dorë edhe nga lojtari i Sasuolos, Sensi, i cili shihet si një i ri premtues. Ndërsa, sa i përket repartit të mesfushës preferohet sërish një ish-futbollist i Sampdorias, si Torreira.

/Egi Çabeli-VipSport.al/