Vjet përgatitej për Europën, këtë verë përgatitet për gjyqet, ja kush mund të largohet nga Luftëtari!

Luftëtari ka qenë një nga ekipet më problematike sa i përket aspektit financiar në sezonin që sapo është mbyllur. Kjo ka bërë që të largohen shumë futbollistë, duke nisur që nga dhjetori i shkuar, e deri më sot. Titullarë dhe jo vetëm duket se nuk pranojnë më që të qëndrojnë në Gjirokastër…!

Disa nga lojtarët më besnike dhe ata që kanë vite në Gjirokastër, duket e nuk e durojnë më situatën. Kështu, ndryshe nga vjet kur përgatitej për Europën, këtë verë në Gjirokastër duhet që të mendojnë për gjyqet.

Nga burime ntë sigurta pranë kampit bluzi, bëhet me dije se Behar Ramadani, por edhe Donald Rapo, apo Olti Rapa e Maldin Ymeraj do të largohen, pasi lojtarët kanë më shumë se 3-4 muaj që nuk paguhen! Madje, kanë menduar që të hapin procese gjyqësore pranë DHZK-së për rrogat e pa marra, por edhe për letrat!

Nga ana e krerëve të klubit ka pasur vetëm premtime për zgjidhjen e situatës por vetëm kaq, ndërsa për shkak të borxheve të shumta, sidomos në sezonin e fundit, skuadra e Luftëtarit rrezikon shumë…!

E.S./Vipsport.al/