VIDEO / Tifozët futen lehtësisht në fushë, festë me kuksianët pas finales

Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Enea Jorgji në finalen e Kupës së Shqipërisë, ka parë një tjetër pushtim fushe nga tifozët, të cilët dëshironin të festonin me ekipin.

Të gjithë ata tifozë që ishin në tribunën ballore, hapën dyert rrethuese të tribunave dhe hynë me shpejtësi në fushë, duke rrethuar lojtarët e duke u përshëndetur me ta, sigurisht pa u ndalur nga asnjë prej atyre pak stjuardëve të pranishëm,

Për disa minuta ata festuan me lojtarët duke ngritur në krahë disa prej tyre e duke përgëzuar edhe trajnerin Ernest Gjoka për këtë sukses të rëndësishëm.

Më pas, u desh që të bindeshin të ktheheshin në tribuna, pasi përndryshe nuk mund të zhvillohej ceremonia e dorëzimit të trofeut. /vipsport.al/