VIDEO/ Skuadra gjermane i çudit të gjithë, nisen drejt Spanjës si klounë

Fundi i majit përkon njëkohësisht me mbylljen e shumë kampionateve të ndryshme në Europë dhe një ndër to është edhe Gjermania që ka ulur siparin jo vetëm në Bundesligë, por edhe në ligat e ulëta. Kështu, klubi modest i VFB03 Hilden ka marrë pushimet dhe të gjithë futbollistët e stafi kanë vendosur që të shkojnë në Spanjë.

Deri këtu duket gjithçka në rregull me një grup që funksionon si një trup i vetëm por më shumë bie në sy harmonia që grupi ka. Të gjithë futbollistët dhe stafi kanë zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të ikur nga Gjermania duke u bërë menjëherë viralë në rrjet për shkak të mënyrës së çuditshme që kanë zgjedhur.

Të gjithë janë veshur si klounë dhe kanë mbërritur në aeroport aty ku shkallët lëvizëse u kanë ardhur jo pak në ndihmë. Futbollistët kanë përfituar nga momenti dhe kanë nisur të këndojnë “Kolo-Kolo, Jaja Jaja”, ndërkohë që nuk kanë harruar të bëjnë edhe një tren. /Erjon Allaraj-VipSport.al/