VIDEO / Skënderbeu në pritje të KAS-it, UEFA i kujton ndeshjen me Beshiktashin

Ndodh edhe kështu. Pikërisht në ditën kur Skënderbeu mësoi se edhe këtë vit nuk merrte dot pjesë në Europë dhe kur shpallej vendimi përfundimtar i KAS, UEFA kujtoi pikërisht një nga ndeshjet e korçarëve të atij edicioni historik e të shumëpërfolur në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Në fakt, mënyra se si është përkujtuar ai sezon nga faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter në gjermanisht, i përket festimit të një lojtari në veçanti, Hoze Soza. Ish-futbollisti i Napoli, Bajern e Milan, ka qenë një nga protagonistët në ndeshjet e Skënderbeut në atë edicion.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Beshiktash, rivale e korçarëve në fazën në grupe dhe në ndeshjen e 17 shtatorit 2015, realizoi në Elbasan golin e vetëm të sfidës që i dha suksesin 1-0 turqve.

UEFA ka dashur të festojë pikërisht ditëlindjen e tij të 34-t me këtë gol të shënuar në portën e Orges Shehit, duke e shpërndarë në rrjetet sociale. Një mënyrë e veçantë që UEFA të kujtonte karrierën e futbollistit i cili nuk kishte shënuar ndonjëherë gol më të rëndësishëm në karrierën e tij në turne ndërkombëtar.  /vipsport.al/