VIDEO/ Shqipëria dhuron spektakël dhe ia del në shtëpi, rihapet çështja kualifikim

Shqipëria ia ka dalë duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Moldavisë pas një takimi të dominuar plotësisht nga kuqezinjtë tanë. Të besuarit e Edi Rejas e kanë kërkuar me ngulm golin që në pjesën e parë por pa arritur ta gjejnë ndërkohë që në të dytën gjërat kanë folur ndryshe për ne.

Ka qenë Cikalleshi ai i cili ka arritur të shënojë golin e avantazhit pas një topi të dhënë nga Roshi në zonë. Më pas, ka qenë Ramadani ai që ka shënuar me një supergol nga jashtë zone duke e ndalur topin në cepin e portës.

Kjo fitore, dhe sidomos ajo që Islanda ka arritur të marrë ndaj Turqisë në shtëpi, mban të hapur grupin tonë me Francën, Islandën dhe Turqinë që kanë nga 9 pikë ndërkohë që Shqipëria numëron 6. Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë e luajnë në datën 7 shtator ndaj Francës në transfertë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshja:

90+5′ Mbyllet takimi me fitoren e Shqipërisë!

90+2’ GOOOL Shqipëria! Ylber Ramadani ka realizuar një gol mjaft të bukur duke dribluar dhe goditur nga distanca për të shënuar golin e dytë.

90’ Akordohen edhe 5 minuta shtesë deri në përfundim të ndeshjes ku kuqezinjtë rinisin sulmin megjithatë gabojnë.

84’ Kuqezinjtë bëjnë edhe ndërrimin e fundit me Ergys Kaçen që largohet ndërkohë që vendin e tij Kristi Qose.

81’ Rast mjaft i mirë për moldavët që tashmë po luajnë më mirë se kuqezinjtë dhe është një goditje me kokë por që përfundon mbi traun e portës.

76′ Karton i verdhë për Karp, ndërkohë që Jardan i lë vendin Graurit.

74’ Tjetër zëvendësim te miqtë dhe këtë radhë Suvorov i lë vendin Koiçiuk.

70’ Zëvendësim edhe te Moldavia me Damaskan që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Boiçiuç.

66’ GOOOL Shqipëria! Ka realizuar Sokol Cikalleshi vetëm pak minuta pasi ka hyrë në fushën e blertë.

64’ Kuqezinjtë mbeten në sulm dhe ka goditje nga këndi por nuk sjell rrezik në portën moldave.

59’ Tjetër zëvendësim nga Reja me Roshin që zë vendin e Lenjanit tashmë.

58’ Edi Reja bën ndërrimin e parë duke larguar Armando Sadikun dhe vendin e tij e zë Sokol Cikalleshi.

56’ Ndërhyrje e gabuar në mesfushë nga kapiteni i moldavëve dhe karton i verdhë për të.

52’ Sadiku luan mirë në zonë dhe kërkon hapësirë për të krosuar megjithatë largohet topi në goditje nga këndi.

49’ Shqipëria sërish në sulm dhe ka goditje nga këndi. Provohet një skemë megjithatë largohet topi në anësore.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacion

45’ Uzuni ka një tjetër rast të mirë para portës por nuk arrin të godasë dhe me këtë aksion mbyllet pjesa e parë.

39’ Moldavët mundohen të organizohen dhe dalin në sulm duke provuar nga distanca megjithatë pa rrezik për Berishën.

36’ Shqipëria po e kërkon me ngul golin dhe tashmë është Lenjani ai që provon nga pak metra larg portës por në pozicion është portieri dhe ndal e më pas Uzuni gjendet në pozicion të parregullt.

35’ Mundësi e mirë sërish për Shqipërinë me Kaçen nga e djathta që kroson në zonë për Abrashin megjithatë nuk arrin të përfitojë.

32’ Kuqezinjtë rrezikojnë sërish pas një krosimi në zonë ku pretendohet edhe për prekje të topit me dorë megjithatë nuk akordohet penallti.

24’ Tjetër rast i artë për kuqezinjtë me anë të Sadikut i cili provon nga distanca megjithatë ndal portieri duke e çuar topin te Lenjani, goditja e të cilit ndalet.

23’ Krosim në zonë nga kuqezinjtë sërish dhe ka një rrëzim ku pretendohet për penallti megjithatë gjyqtari bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë.

19’ Vjen krosimi i lartë në zonë por largohet topi megjiahtë Lenjani kroson dhe njëherë duke gjetur Abrashin i cili ka një mundësi të mirë por gabon.

18’ Hysaj merr një tjetër top  të gjatë pas shpine dhe nuk arrin të kalojë mbrojtësin duke fituar vetëm një këndore.

12’ Abrashi provon të ndërmarrë një sulm dhe e nis topin në zonë për Uzunin megjithatë pasimi është më i lehtë seç duhet dhe gabon.

9’ Mundësi e artë për kuqezinjtë me anë të Hysajt aty ku kroson lart Lenjani megjithatë Hysaj vetëm pak metra larg portës gabon duke mos e shtyrë topin në rrjetë.

7’ Miqtë i dhurojnë një mundësi kuqezinjve duke mos arritur të zotërojnë topin dhe japin një rivënie anësore pranë flamurit të këndit.

3’ Mundësi e mirë për Shqipërinë me anë të Hysajt që merr një top në zonë dhe e zotëron mirë megjithatë e tepron me mbajtjen e tij dhe humbet mundësinë.

1’ Nis takimi mes Shqipërisë dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” me miqtë që zbresin menjëherë rrezikshëm.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Ramadani, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Hysaj, Uzuni, Sadiku.
Trajner. Edoardo Reja.

Moldavia: Koshelev, Jardan, Efros, Armash, Sebotaru, Karp, Antonuiç, Reabsiuk, Suvorov, Ginsari, Damashan.
Trajner. Aleksandru Spiridon

more recommended stories