VIDEO / Sarri te Juve, tallje epike e Napolit me ish-trajnerin: Urojmë të fitosh Europa Ligën

Mauricio Sarri është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i Juventusit duke mos ngurruar të ironizonte me Napolin, skuadrën e tij të zemrës të cilën e kishte drejtuar deri nëj vit më parë. Nuk ka vonuar shumë dhe nga napolitanët ka ardhur përgjigja nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Instagram ku shfaqeshin tifozë të ndryshëm duke i uruar “fat” në mënyrën e tyre.

“Napolitanët të kanë dashur shumë, punë të mbarë e do të jesh gjithmonë në zemrat tona, por…”, shfaqet duke thënë një tifoz ndërsa më pas janë të tjerë që shfaqen me objekte që sjellin fat në duar si brirë të vogla, nuska, apo edhe tabela me numrat e tersit 13 e 17. “Të uroj të thyesh rekordin e Napolit, 91 pikë dhe vendi i dytë” apo “të urojmë të fitosh Ligën e Europës”, janë disa nga urimet ironike që i dërgojnë tifozët e shumtë në videon e shpërndarë nga vetë klubi në rrjetet sociale.

Një mënyrë unike për t’u tallur me trajnerin, nëpërmjet ironisë napolitane e cila që tani parashikon duele të nxehta mes dy skuadrave. /vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

Bentornato in Italia Mr Sarri! 💙 #ForzaNapoliSempre

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli) on