VIDEO/ Ronaldo çon në “qiell” trofeun e radhës, mban të pathyeshme magjinë ndaj Holandës

Portugalia është fituese e Ligës së Kombeve për herë të parë duke mundur në finalen Holandën me rezultatin 1-0. Guedes ka arritur të gjejë golin me një goditje nga distanca duke e ndalur në rrjetë, gol ky që i ka dhënë Portugalisë trofeun e dytë radhazi në Europë pasi në vitin 2016 arriti të fitonte Europianin.

Kapiteni i skuadrës luzitane, Kristiano Ronaldo ka ngritur lart trofeun e fituar mbrëmjen e sotme, ndërkohë që statistikat shprehin një dominim të Portugalisë ndër vite. Mundja e Holandës nuk ka qenë aspak një rastësi duke qenë se që nga viti 2002, Portugalia e ka eliminuar thuajse në çdo kompeticion.

Pikërisht në vitin 2002, e la jashtë Botërorit që në kualifikuese ndërkohë që në vitin 2004 e eliminoi nga Europiani. Vetëm 2 vite më vonë, Portugalia triumfonte në Botërorin e vitit 2006 duke e eliminuar edhe njëherë. Për t’u afruar në kohë, Portugalia ka marrë një tjetër kualifikim ndaj Holandës duke e mundur në Europianin e 2012 ndërkohë që sot ka qenë humbja e radhës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/