VIDEO/ Publikohen të tjera fakte dhe pamje nga hoteli, shtohen telashet për Nejmarin

Nejmar po kalon një nga momentet më të vështira në jetën e tij si edhe në karrierë duke qenë se pak ditë më parë u akuzua nga një modele për përdhunim ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u dëmtua sërish dhe humbi Kupën e Amerikës. Vetë Nejmar ka hedhur poshtë çdo akuzë duke publikuar foto intime të akuzueses dhe duke pranuar se ishte dëshira e modeles për të shkuar në hotel.

Gjithçka është thënë ndryshe nga modelja e cila pranon se futbollisti e ka dhunuar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Sakaq, në rrahjet është shpërndarë një tjetër video e cila ka përfunduar edhe në duart e policisë dhe po hetohet në lidhje me vërtetësinë e saj duke qenë se akuzuesja pretendon se ka edhe një video tjetër që mund të fundosë Nejmarin përfundimisht.

Pak ditë më parë, avokatët e akuzueses në fjalë vendosën të tërhiqeshin duke qenë se deklaratat e saj ishin të ndryshme megjithatë ajo është e bindur se në mbrëmjen e mesit të majit, është përdhunuar nga ylli brazilian dhe për këtë kërkon dëmshpërblimin që i takon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/