VIDEO/ Portugalia dhe Ronaldo nuk i ndahen trofeve, fitojnë edicionin e parë të Ligës së Kombeve

Portugalia ka hyrë në histori duke fituar Ligën e Kombeve dhe duke ui bërë kështu skuadra e parë që e fiton këtë kompeticion risi në Europë. Luzitanët kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Holandës, në një ndeshje ku vendimtar ka qenë një supergol i shënuar nga Guedes në minutën e 62.

Sakaq, në pjesën e mbetur të lojës të dyja skuadrat kanë pasur raste ideale për të shënuar gola të tjerë, por herë portierët e herë fati janë bërë faktorë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-0. Të besuarit e Santosit kanë qenë më dominues se tulipanët duke tentuar disa herë portën e Silesen që ishte në formë mjaft të mirë.

Në këtë mënyrë, Portugalia bëhet fituesja e parë e Ligës së Kombeve, ku kujtojmë që në gjysmëfinale eliminoi Zvicrën. Nga ana tjetër, Holanda arriti të eliminonte Anglinë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshja:

90′ Mbyllet takimi me fitoren e Portugalisë!

62′ GOOOL Portugalia! Ka realizuar një supergol Guedes duke gjetur cepin e portës me një goditje nga distanca

45′ Mbyllet pjesa e parë me raste në dy anët.

1′ Nis takimi në “El Dragao”

Portugali-Holandë 1-0
Shënues: 62′ Guedes

Formacionet:

Portugalia: Patrisio, Guerreiro, Fonte, Dias, Semedo, Fernandes, Karvaljo, Pereira, Silva, Guedes, Ronaldo.
Trajner. Fernando Santos

Holanda: Silesen, Damfries, De Ligt, Van Dijk, Blind, De Run, De Jong, Vijnaldum, Berguin, Dipei, Babel.
Trajner. Ronald Koman