VIDEO/ Pamjet nga Arena Kombëtare, merr formë stadiumi i kuqezinjve

Edhe pse ishte parashikuar të inaugurohej në ndeshjen përballë Moldavisë, stadiumi Arena Kombëtare, tashmë pritet të jetë gati për ndeshjet e radhës në muajin shtator, ku Shqipëria do të presë Islandën.

Impianti i ri modern tashmë ka marrë formën, ndërsa së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video, nga e cila kuptohet se punimet janë drejt fundit, ndërsa vazhdohet të punohet me ritme të larta.

Ndërkohë, me inaugurimin e stadiumit të ri, shpresohet të rikthehet edhe një herë entuziazmi i kualifikueseve për Euro 2016, edhe pse do të jetë diçka e vështirë për t’u realizuar duke parë pozitat dhe kalendari që i rezervohet Shqipërisë.  Megjithatë, stadiumi do të përcjellë atmosferën e vetë, teksa pjesëmarrja e tifozerisë kuq e zi është e garantuar.