VIDEO / Nuk i lë vend imagjinatës, Erjona Sulejmani i vë flakën rrjeteve sociale në Ibiza

Vjen periudha e plazhit dhe si gjithmonë ajo që ndez më shumë temperaturat është modelja Erjona Sulejmani. Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit po kalon pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku nuk harron herë pas here të ndezë fantazinë e ndjekësve të saj të shumtë me postime në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh, ajo ka hedhur vazhdimisht foto e video me kostum banje nga pushimet e saj, ku shihet edhe në shoqërinë e një tjetër bukurosheje, Rike Roçit. Por sot, Erjona nuk i ka lënë vend imagjinatës me postimet e saj të fundit nga bordi i një jahti.

“Feeling free” është postimi i saj i fundit ku shfaqet topless, një postim që ka marrë mijëra pëlqime brenda pak minutash me ndjekësit e saj që nuk kanë ngurruar ta ngacmojnë me mesazhet e tyre,. /vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

🦋

A post shared by Erjona Sulejmani (@erjona_sulejmani) on