VIDEO/ Një tjetër shqiptar te Bazeli, klubi zviceran firmos me sulmuesin

Kolonia e shqiptarëve te Bazeli, së fundmi është shtuar edhe më një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për sulmuesi Kemal Ademi. Ademi, debutoi në sezonin e kaluar në Superligën zvicerane, mirëpo mesa duket impakti i tij ishte i menjëhershëm falë edhe 10 golave të realizuar me fanellën e Ksamaksit.

Ka qenë vetë klubi i Bazelit që ka njoftuar nënshkrimin me 23-vjeçarin, i cili tashmë do t’iu bashkohet, Edon Zhegrovës, Albian Ajetit dhe Taulant Xhakës. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për transferimin e Kemal Ademi. 23-vjeçari na bashkohet nga Xamax dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare”, shkruhej në njoftimin e Bazelit në “Twitter”.

Ajo që bie në sy është se deri në këto momente, Ademi nuk ka përfaqësuar asnjë kombëtare, ndërsa me siguri aventura te Bazeli do t’i vijë në ndihmë për t’u evidentuar edhe më shumë, ndërsa më pas do të ketë mundësinë e tij për të përzgjedhur përfaqësuesen e tij.

/Egi Çabeli-VipSport.al/