VIDEO/ Ndeshja që mund të kthehej në tragjedi, tifozët gjakosin dhe plagosin rëndë policin

Ndeshja mes Universitad Klyzh dhe Hermanstadt e vlefshme për “Play Out” në Rumani, ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi duke qenes e tifozët vendas kanë kthyer në protagonistë. Skuadra e tyre është mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 duke bërë një hap të gabuar dhe tashmë e sheh veten shumë pranë rënies nga kategoria.

Rezultati i ndeshjes, nuk i ka kënaqur aspak tifozët të cilët kanë shënjestruar njërin prej policëve që po ruante rendin në fushë. Ai është goditur në kokë me një mjet të fortë duke i shkaktuar edhe çarje dhe për pasojë, ka humbur shumë gjak duke rrezikuar edhe jetën.

Polici i plagosur nga tifozeria e Klyzh është shoqëruar menjëherë në spital aty ku ka marrë ndihmën e parë dhe për fat, gjendet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe për të bërë të mundur ndalimin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/