VIDEO/ Mesi nuk mjafton, Argjentina vendos në pikëpyetje kualifikimin

Argjentina nuk ia ka dalë as në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës të marrë fitoren e parë të turneut. Kombëtarja e drejtuar nga Skaloni, nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 ndaj Paraguajit, ndërsa në fund të takimit rrezikuan ta humbnin sfidën

. Ndërkohë, sa i përket takimit, Paraguaji e mbylli pjesën e parë në avantazh. Ishte Sançez, i cili në minutën e 37 mposhti portierin Armani. Megjithatë, në fraksionin e dytë pritej reagimi i ‘Albicelesteve’, të cilëve iu desh një 11-tërsh për të gjetur golin e barazimit. Lionel Mesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke gjetur golin e parë në kompeticioni. Por, vetëm pas 5 minutash një mundësi e artë nga penalltia iu paraqit edhe Paraguajit.

Përballë portierit Armano, Santos u tregua i pasaktë. Deri në fundin e ndeshjes, Mesi me shokë provuan të ndryshonin fatet e takimit, por pa rezultat. Tashmë, Argjentina për momentin është në vendin e fundit në grup së bashku me Katarin. Në ndeshjen e fundit, përballë Katarit nevojiten me forcë 3 pikë për të shpresuar te kalimi i grupit, pasi në të kundërt do të ishte një turpërim i madh.

/Egi Çabeli-VipSport.al/