VIDEO/ Mendoi se do ta puthte, Salah ‘driblon’ edhe gazetaren

Mohamed Salah ishte një nga futbollistët më vendimtarë të këtij sezoni për Liverpulin. Sulmuesi edhe në finalen ndaj Totehemit, shënoi golin e epërsisë për të kuqtë. Një gol me peshë që i dha besim skuadrës se mund ta fitonte kompeticioni ashtu siç rezultoi në fund.

Egjiptiani, njihet për cilësitë e tij dribluese në fushën e lojës teksa shpeshherë ‘deh’ mbrojtjet rivale me lëvizjet e tij për të përfunduar më pas aksionin me gol. Këtë herë, Salah, ka bërë një driblim pa top edhe pse në fakt ishte një keqkuptim. Pas përfundimit të finales, teksa po i jepte një intervistë një gazetareje, futbollisti mendoi se gazetarja do të kërkonte ta puthte pasi iu afrua shumë afër.

Megjithatë, qëllimi i vetëm i gazetares ishte t’i afrohej në mënyrë që Salah të dëgjonte më qartë pyetjen. Një situatë komike, e cila nuk mbetur pa u vënë re nga kamerat, teksa tashmë është bërë e famshme në internet.

/Egi Çabeli-VipSport.al/