VIDEO/ Lorenco shkatërron garën me aksidentin e tij, arratiset Mark Markez

Çmimi i Madh i Katalunjës shkon për Mark Markez. Piloti spanjoll edhe njëherë tjetër ka treguar diktatin e tij, ndërsa këtë herë për triumfin, u ndihmua edhe nga rivalët e tij më të mëdhenj. Kjo për arsye se pak xhiro pas startit, Horge Lorenco shkatërroi jo vetëm ditën e tij, por edhe të tre pilotëve të tjerë.

Piloti spanjoll pasi tentoi parakalimin ndaj Doviciozos në kthesë, i rrëshqiti Honda e tij, duke marrë me vete Doviciozon, Vinjales dhe Rosin i cili u gjend aty pranë. Një garë e pafat për tre pilotë, të cilët u desh t’i nënshtroheshin një gabimi të Lorencos duke u tërhequr nga gara.

Në këtë formë, Markez mori një sukses pa shumë djersë në pistën e shtëpisë, ndërsa tashmë shkëputet në krye të klasifikimit, teksa edhe këtë sezon po i drejtohet titullit kampion të radhës. Ndërkaq, në vendin e dytë përfundoi Kuartararo dhe një vend në podium edhe për Petruçin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/