VIDEO / Kush do ta kishte menduar! Tifozët e Moldavisë presin ekipin e tyre në Rinas

Në një ndeshje si ajo mes Shqipërisë dhe Moldavisë, pakkush do të mendonte se do të kishte interesim nga tifozët e skuadrës kundërshtare për të vizituar vendin tonë. Por tifozët e Moldavisë, edhe pse të pakët në numër, do të jenë në stadium për ndeshjen e për më tepër, disa prej tyre nuk kanë ngurruar të shkojnë në Rinas për të pritur ekipin.

Një grup i vogël ka qenë i pranishëm në momentin kur Moldavia ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar gjatë natës së kaluar dhe ka takuar disa prej futbollistëve të skuadrës, para se këta të fundit të hipnin në autobus dhe të largoheshin drejt kryeqytetit.

Para gazetarëve moldavë, tifozët kanë shprehur edhe optimizmin e tyre për një rezultat pozitiv. “Kemi ardhur për të mbështetur ekipin, besojmë te ai se do të bëjë më të mirën për të fituar”, ishin fjalët e tifozëve. /vipsport.al/